Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nevila Xhindi
Në çdo palë zgjedhje të organizuara nga Qeveria Rilindase në këto 4 vite, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit u përdorën për të blerë zgjedhjet; Korça, Dibra, Kolonja dhe madje edhe zgjedhjet brenda Partisë Socialiste ...ulërasin me dëshminë e tyre.
Sot edhe Edi Rama është i vetëdijshëm se pa patur karrigen e Kryeministrit, nuk mban dot pushtetin dhe paratë që u ka vjedhur shqiptarëve...dhe ja ku e mbajti edhe karrigen! Marrëveshja “McAllister +“ ia “ hëngri” qeverinë, ia shkurtoi këmbët karriges së tij dhe shtoi garancitë politike drejt zgjedhjevetë lira, të drejta dhe të rregullta! Një kauzë e ngritur në lartësinë mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, si kusht i nevojshëm e i domosdoshëm për demokracinë, folur për to më fort se kurrë, diskutuar me intensitet dhe dinamikë, si e drejta më esenciale në një demokraci: në 90 ditë të arta të demokracisë shqiptare.
Po a janë zgjedhjet në vetvete të mjaftueshme për demokraci? E drejta për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit dhe për të ndikuar në drejtimin politik të qeverisë është themeli i domosdoshëm politik i demokracisë, ama shumë i brishtë në tokën shqiptare!
A munden ndonjëherë zgjedhjet të legjitimojnë përmbysjen e qeverisjes demokratike të vendosur, imponimin e një diktature apo dhunë revolucionare? Pasojat e tmerrshme të regjimeve diktatoriale, oligarkike dhe kriminale e bëjnë të qartë se përgjigjia duhet të jetë “po” një "numër i madh” i tyre e tregojnë këtë anembanë globit. Si rregull, diktaturat që pretendojnë të mbajnë zgjedhje të vërteta i manipulojnë dhe i shtrembërojnë ato, duke e bërë të qartë qëllimin e tyre për të parandaluar konkurrencën reale dhe mundësinë e një transferimi paqësor të pushtetit. Demokracia bazohet në lirinë politike. Baza e saj kryesore, mbajtja e zgjedhjeve të lira, nuk mund të përdoret legjitimisht për të futur kushte politike të dhunës së organizuar apo represionit shtetëror që parandalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Në raste të tilla, zgjedhjet nuk janë shenja të demokracisë, por më tepër një maskë ndaj strukturave politike antidemokratike.
Çfarë realisht duhet të kuptojmë me zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të rregullta?
Ashtu si me përkufizimet për sistemet zgjedhore edhepër zgjedhjet "të lira, të drejta dhe të rregullta", nuk ka përkufizime të sakta, por konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë krijuar një konsensus bazë. Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Neni 21 thotë se "vullneti i popullit ... do të shprehet në zgjedhje periodike dhe të vërteta të cilat do të jenë me votim universal dhe të barabartë dhe do të mbahen me votim të fshehtë ose me procedura ekuivalente me votim të lirë ... "
Zgjedhje të rregullta ose periodike nënkuptojnë mbajtjen e zgjedhjeve në një orar të caktuar të njohur elektoratit, qoftë në një ditë të caktuar ose në një sërë datash ose brenda një afati kohor të caktuar. Ligji federal në SHBA, për shembull, kërkon që zgjedhjet të mbahen në të martën e parë të nëntorit të çdo viti (përveçse nëse bie mbi 1) për zgjedhjen e përfaqësuesve dhe senatorëve dhe çdo katër vjet për zgjedhjen e një presidenti.
Sistemet parlamentare, si i yni, zakonisht kërkojnë që zgjedhjet të mbahen brenda katër apo pesë vjetëve nga zgjedhjet e mëparshme, por ato mund të thirren më herët, siç përcaktohet nga partia ose koalicioni i partive në shumicë. Kjo i jep partisë në pushtet disa avantazhe në caktimin e datës. Megjithatë, qytetarëve u garantohet mundësia për të ndryshuar liderët e tyre dhe për të mbështetur politikat e reja nëse ata zgjedhin brenda një afati të arsyeshëm kohor. Asnjë qeveri nuk qëndron në pushtet në mënyrë të pacaktuar.
Të ndershme, do të thotë se zgjedhjet janë të lira dhe të drejta. Ligjet zgjedhore duhet të ofrojnë kushte dhe mundësi të barabarta për qytetarët që të kenë qasje në qendrat e votimit dhe të votojnë. Ata gjithashtu duhet të ofrojnë kushte dhe mundësi të barabarta për të gjitha partitë dhe kandidatët që marrin pjesë në to.
Një barazi e tillë kërkon aftësinë e partive politike dhe kandidatëve për t'u regjistruar në zgjedhje pa kërkesa të paarsyeshme; që ata të kenë akses të balancuar në media; që ligjet që rregullojnë financimin e fushatave të jenë të njëjta për të gjithë kandidatët dhe qënuk i japin një kandidati apo një parti një avantazh të pabarabartë; dhe se procesi zgjedhor është i drejtë dhe nuk anon drejt një partie apo kandidati.
Në përgjithësi, liritë politike të shprehjes, ndërgjegjes, asociacionit politik duhet të mbrohen në mënyrë që kandidatët dhe partitë të mund të bëjnë fushatë pa pengesë dhe të kenë mundësinë të përcjellin mesazhet e tyre politike dhe platformat tek votuesit.
Secili prej këtyre përkufizimeve të gjera, ka shumë hapësirë për debat dhe kundërthënie. Çfarë mund të bëhet për të siguruar pavarësinë e procesit zgjedhor? A duhet që kandidatët dhe partitë të kenë kufij shpenzimi? Ose kufizime në fjalimin e fushatës? A duhet të ketë rregulla për qasje në media? Dhe kështu me radhë...
Në shumicën e vendeve në botë ka gjithmonë një histori që lidhet me abuzim zgjedhor, duke përfshirë gerrymandering, mbushjen e kutive me vota, mashtrimin me para dhe kërcënimin e votuesve. Abuzime të tilla tregojnë se integriteti i demokracisë nuk është një rezultat i pashmangshëm i zgjedhjeve, se integriteti duhet të mbrohet fuqishëm dhe vazhdimisht nga qytetarët e secilit vend,se zgjedhjet duhet të krijojnë të drejtat politike të qytetarëve dhe individëve.
Edhe kur zgjedhjet zhvillohen lirisht, ato nuk janë garanci për një rezultat demokratik. Kur institucionet demokratike janë ose bëhen të dobëta, zgjedhjet lehtë mund të përdoren nga grupe politike të dhunshme ose autoritare për të manipuluar vullnetin e popullit dhe për të marrë kontrollin e qeverisë.
Demokracia shqiptare, edhe pse tashmë 27 vjeç, është ende e brishtë dhe me një sistem elektoral të kontestueshëm, gati për korrigjime të gjata dhe të qënësishme, ku themeli janë ende zgjedhjet: të lira, të drejta dhe të rregullta! Pa zgjedhje të tilla, nuk ka asnjë mundësi për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të shprehin vullnetin e tyre, as mundësinë që qytetarët të ndryshojnë liderët e tyre, të miratojnë politikat për vendin, të adresojnë gabimet ose të protestojnë për kufizimin e të drejtave të tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38