Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet vendore 2019/ Kush janë kryebashkiakët që nuk mund të kandidojnë
Instituti i Studimeve Politike, që drejtohet nga Afrim Krasniqi ka publikuar listën e kryebashkiakëve që nuk mund të kandidojnë në zgjedhje lokale të 2019. Bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në RSH, për herë të parë aplikohet kufizimi i mandateve të të zgjedhurve vendorë. Sipas ligjit të ri, neni 59, “Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje”. Më përpara nuk kishte kufizim për mandatet e kryetarëve të bashkive. Parlamenti u bazua në ndryshimin e ri në modelin italian, i cili kufizon të zgjedhurit vendorë në dy mandate, dhe pranoi edhe presionin pozitiv nga shoqëria civile e media për kufizimin edhe në rastin shqiptar. Nga funksionarët politikë vetëm Presidenti i Republikës ka kufizim në mandate (5 + 5 vite) ndërkohë që me ligjin e vitit 2015 edhe kryebashkiakët kanë kufizime kohore (4 + 4 + 4 vite). Kryeministri, ministrat dhe deputetët nuk kanë kufizime kohore, ndaj edhe kemi pasur kryeministër me dy mandate të njëpasnjëshme, kryeministër të mandatur pesë herë për krijim qeverie ose kemi deputetë me 6-8 mandate parlamentare (nga 1991). Kufizimi duhet të nisë me fillimin e mandateve dhe jo me miratimin e ligjit, praktikë e njëjtë që u ndoq edhe me vendosjen e mandatit për Prokuroren e Përgjithshme dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë.
Efektet e ndryshimit ligjor të vitit 2015 do të ndjehen dukshëm në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Tabela ilustruese e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike tregon emrat më të njohur të qeverisjes lokale, të cilët nuk do të kenë të drejtë rikandidimi në zgjedhjet lokale 2019. Ndër emrat më të njohur janë kryebashkiaku i Durrësit Vangjel Dako, i Kamzës Xhelal Mziu, i Elbasanit Qazim Sejdini, i Policanit Adriatik Zotkaj, i Vorës Fiqiri Ismaili, i Konispolit Shuaip Beqiri, i Pustecit Edmond Themelko dhe i Maliqit Gëzim Topçiu. Secili prej tyre ka qëndruar më shumë se tre mandate në krye të bashkisë. Fakti se më përpara kanë pasur mandate në një bashki me territor më të vogël sesa bashkia e krijuar me ndarjen e re territoriale nuk ndikon në numërimin e mandatit. “Bashkia e vjetër” është bërthama e “bashkisë së re” dhe juridikisht mandati mbetet i njëjtë, pra vijues.
Gati e njëjtë paraqitet situata me disa kryebashkiakë të tjerë, të cilët më përpara kanë drejtuar njësi më të vogla lokale (komuna) brenda territorit të bashkisë së madhe ku ndodhen aktualisht. Mendimi dominues i ekspertëve është se edhe mandatet e tyre vlejnë po aq sa edhe mandati i kryetarit të bashkisë, dhe për pasojë, mandatet në komunë llogariten si mandate në bashki. Cështja e tyre mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, kjo në varësi nga pretendimet e tyre dhe vullneti politik i partive mbështetëse politike. Nëse mandatet numërohen vijuese, atëherë listës së kryetarëve të bashkive që nuk kanë të drejtë të rikandidojnë më 2019 i shtohen emra të tjerë të njohur si Zef Hila në Vaun e Dejës, Agron Kapllanaj në Mallakastër apo Nesim Spahiu në Çorovodë.

Bazuar në të dhënat zgjedhore gjatë viteve të kaluara ka edhe një listë të tjerë emrash, të cilët edhe nëse duan nuk mund të rikandidojnë për bashkitë më 2019, për shkak të konsumimit të tri mandateve si kryebashkiakë. Konkretisht, Edi Rama nuk mund të rikandidojë në Tiranë, Fadil Nasufi në Berat, Shpetim Gjika në Vlorë, Artan Shkëmbi në Pogradec, Flamur Bime në Gjirokastër, Adriatik Brace në Kolonjë, Artur Kurti në Kuçovë, Bardhyl Peka në Has, Zizo Lluci në Finiq, Baftjar Zeqo në Fier, Ilir Krosi në Dibër, Valter Miza në Devoll, Roland Keta në Bulqizë apo Arif Tafani në Belsh. Ka edhe disa emra më pak të njohur që gjithashtu nuk mund të kandidojnë më në bashkitë ku kanë drejtuar me tre mandate gjatë periudhës së parë të tranzicionit. Shumica e tyre, përfshirë emrat e cituar më lart në këtë paragraf, nuk kanë ambicie ri-kandidimi, megjithatë ka prej tyre që vijojnë të jenë drejtues politikë apo deputetë, pra të mbajnë poste partiake dhe kështu, të jenë pjesë në vendimmarrjen politike qendrore e lokale.
Ekzistenca e mandateve të shumta drejtuese në bashki është gjykuar më 2015 si një faktor pengues për zhvillimin e qeverisjes vendore dhe demokracisë lokale. Në Shqipëri ka zyrtarë lokalë që kanë pasur mandate të shumta, mbi tre mandate, kryesisht në zona bastion të partive politike. Rekord nga kryebashkiakët e sotëm është p.sh, Gëzim Topçiu në Maliq, i cili drejton bashkinë nga viti 2000 (fitues më 2000, 2003, 2007, 2011 dhe 2015) apo si Fiqiri Ismaili në Vorë, i cili drejton bashkinë nga viti 2003.
Sipas parashikimeve të Insitutit të Studimeve Politike, largimi nga drejtimi lokal i disa prej kryebashkiakëve të njohur, midis të cilëve gjenden si edhe emra gjerësisht të kontestuar dhe të akuzuar për korrupsion, ashtu edhe emra që nuk kanë bërë headline negative në media dhe as komunitetet lokale, – pritet të shoqërohet me luftë të ashpër politike brenda partive politike që dominojnë këto bashki. Për shkak të sistemit tonë politik, kompetencave në ushtrimin e funksionit por edhe natyrë klienteliste të qeverisjes në vend, pozita e kryetarëve të disa bashkive të mëdha është de facto shumë herë më dominuese dhe më ndikuese në parti, në vendimmarrje, në publik, në media, në grupet e interesit, etj, sesa e pjesës më të madhe të deputetëve dhe e disa prej ministrave. Kjo është edhe një arsye përse që tani, më shumë se një vit përpara procesit zgjedhor lokal 2019, dy nga tri partitë kryesore kanë filluar të testojnë kandidatë për kryetarë bashkie, si dhe u kanë kërkuar tashmë disa deputetëve të tyre të dorëzojnë mandatet parlamentare për të konkurruar në zgjedhjet lokale.
Pavarësisht nga këto zhvillime të pritshme, qeverisja vendore në Shqipëri përballet ende me sfida të mëdha dhe koncepti i “vetëqeverisjes vendore” që gjendet në emërtimin e ligjit organik është de facto shumë larg “vetëqeverisjes”. Pushteti vendor vijon të ketë rol dominues mbi qeverisjen vendore, roli i “parlamentit lokal” është dobësuar ndjeshëm, sistemi i drejtimit është vertikal, dhe në shumicën e rasteve prioriteti kryesor i punës së bashkive nuk është shërbimi real ndaj komunitetit dhe administrimi i territorit, por akte të tjera dytësore, prej të cilave ushqehen modele klienteliste dhe politika abuzive. Për pasojë, edhe me eksperimentet e vazhdueshme me bashkitë (komunat) nuk kemi arritur ende të krijojmë modele inspiruese të kryebashkiakut, të cilit do të duhet ti referohen brezat e ardhshëm dhe të ishin baza për mirëqeverisjen e nesërme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
