Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Zgjedhorja’, habit Rudina Hajdari: Nuk do ta votoj marrëveshjen që firmosa vetë
Deputetja dhe një nga anëtaret e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaron votën kundër marrëveshjes që firmosi vetë pak ditë më parë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Duke folur në emisionin ‘Përballë’, Hajdari thotë se marrëveshjen e firmosi për dy arsye dhe se mban qëndrim kundër votimit në Kuvend për shkak se nuk përfshin listat e hapura.
“Për marrëveshjen që firmosa, është firmë e cila kishte efekt pozitiv për dy arsye, e para ka patur efekt sa i përket hapjes së negociatave me BE dhe për të rifutur pjesë të opozitës që ka mbetur jashtë në institucione dhe pasi nuk duhej të ishte larguar asnjëherë, të kishte djegur mandatet, bashkitë dhe për kaq shumë kohë të vuajnë kaq shumë njerëz.
Marrëveshjen do ta firmosja sërish me kënaqësi edhe pse u pa sikur hoqa dorë nga ndryshimi i sistemit, kjo nuk është e vërtetë.
Jo, nuk do votoja një marrëveshje që nuk është reformë. Nëse do vijë reformë në parlament që përfshin po ashtu edhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura, atëherë do ta votoja pro.
Ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje, por jo reformë e gjithëplotësuar sic është identifikimi biometrik, që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër ka mbetur vendnumëro. Për mua kjo marrëveshje nuk arriti diçka masive”, tha Hajdari.