Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhorja’/ Hajdari: Këshilli Politik është kthyer në një arenë politikanësh

‘Zgjedhorja’/ Hajdari: Këshilli Politik është kthyer

Deputetja Rudina Hajdari ka hedhur sërish kritika ndaj klasës politike se Këshilli Politik është kthyer në një arenë politikanësh që shohin vetëm interesat e tyre dhe që nuk i shërbejnë qytetarëve”

“Sezoni parlamentit po mbyllet, duhet të mbyllet me arritje të mëdha me ndryshim sistemi dhe hapjen e listave në zgjedhjet e radhës. ndryshe do jemi të humbur para shqiptarëve,

Asnjë deputet i juaj nuk ka lidhje me elektoratin. Këshilli Politik është kthyer në një arenë politikanësh që shohin vetëm interesat e tyre dhe kanë kapur disa avantazhe që as nuk i shërbejnë qytetarëve.

Ajo marrëveshje e zgjedhores duhet ti shtojmë elementet e rëndësishëm që do ta bëjnë vendin te këtë besimi te parlamentin.

Të mbarojë koha që nuk përfaqësojmë elektoratin e të krijojmë kushtet që të hyjmë në garë me emrat tanë, qytetarët të vendosin nëse do ti përfaqësojmë në sallë.  Në sallë duhet të fitojë fermeri dhe jo gangsteri”, u shpreh Hajdari në seancën plenare.

Të fundit