Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Në fjalën e tij në kuvend, kryeministri Edi Rama foli për reformën zgjedhore, për të cilën tha se qeverisë i ka interesuar përherë konsensusi.
Ndër të tjera kryeministri tha se marrëveshja nuk do të mbyllet duke blerë vota.
“Unë besoj që për sa më takon dhe s’më takon jemi përpjekur që gjatë kësaj kohe të kemi konsensus. Duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolist të opozitës. Natyrisht që s do ishte e udhës që kjo qasje e jona s’lidhet me faktin që ne si kemi votat.
E sjell këtë fakt për të nënvizuar që jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diverisonit e as më pak rrugën e aritmetikës, sikundër për fat të keq edhe ju dhe kolegu juaj e zëdhenësi i fuqishëm na kanë akuzuar se duan ta mbyllin këtë lojë apo pazar.
Në politikën shqiptare janë tre palë. Ju e keni firmosur marrëveshjen e punës së detajuar si produkt për të miratuar dhe besoj që ne na takon si forca më e madhe
Duam të krijojmë një konsensus që jo me faktin që unë mund të marr gjithçka. Atyre që janë jashtë ju them se s’keni tagër ti jepni urdhra këtij kuvendi. Jemi të zhgënjyer zonja Hajdari nga fjalia që ju keni firmosur me Gjiknurin ku thuhet se kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa kushte.
Unë nuk di ndonjë institucion tjetër veç gjykatës kushtetuese për ti diktuar kuvendit diçka apo një gjë tjetër”, tha Rama.