Flash News

KRYESORE

"Zgjedhorja"; Zbardhet propozimi i tretë i PD-së për formulën e KQZ, pas refuzimit të PS

"Zgjedhorja"; Zbardhet propozimi i tretë i PD-së për

Partia Demokratike ka bërë propozimin e tretë sa i takon formulës së trupave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pas refuzimit të PS. Përmes këtij propozimi demokratët kërkojnë që përzgjedhja e anëtarëve të këtij institucioni të bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Kujtojmë se, formula për trupën e KQZ është ajo që ndan opozitën dhe mazhorancën në tryezën e Këshillit Politik, teksa palët nuk kanë arritur dot ende në një dakordësi.

Përfaqësuesi i PS-së në Tryezën e Zgjedhores, Damian Gjiknuri ka kërkuar edhe një takim me grupin negociator të Këshillit Politik për ditën e nesërme. Gjiknuri, gjithashtu, iu kërkoi palëve të sjellin propozime të shkruara paraprakisht për çështjet e mbetura pezull.

Lexo edhe: https://politiko.al/afati-i-komisionit-parlamentar-drejt-perfundimit-gjiknuri-therret-mbledhjen-e-keshillit-politik-per-reformen-zgjedhore/

Të fundit