Flash News

KRYESORE

“Zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor rrit stabilitetin e rajonit”

“Zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor rrit

Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ka deklaruar se zgjerimi i Aleancës në vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e rajonit.

Stoltenberg ka rikujtuar konfliktet luftarake të viteve të ‘90, të cilat ndodhën në territorin e Ballkanit Perëndimor.

“NATO kishte rol kyç në zgjidhjen e konflikteve, në ndërprerjen e luftërave dhe stabilizimin. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajues fakti se kemi anëtare siç janë Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe e ardhshmja, Maqedonia e Veriut”, ka thënë Stoltenberg.

Të fundit