Flash News

KRYESORE

Zgjerohen zonat e gjelbërta/ Manastirliu tregon se kur do të hapen baret e restorantet

Zgjerohen zonat e gjelbërta/ Manastirliu tregon se kur do të hapen

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme do të zgjerohen zonat e gjelbërta. “Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë”, bëri të ditur Manastirliu. Ajo shtoi se në këto zona do të ketë të njëtja rregulla të kufizimit të lëvizjes.

Ministrja shtoi se pas datës 18 maj do të happen baret, restorantet dhe lokalet, të cilave do tu kërkohet respektim i rregullave të higjenës. “Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu.

Duke nisur nga 11 maj pritet të ketë dhe një grup tjetër biznesesh që do të nisin të hapen si parukieret, berberet, dentisët etj. "Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojmë të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja", tha Manastirliu.

Nga dita e hënë do të ketë dhe lëvizje të shërbimit taksi ndërqytetas. "Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase", tha Manastirliu.

Ministrja dha një njoftim edhe për të riatdhesuarit. “Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara" tha Manastirliu. Manastirliu ritheksoi se nëse gjatë ketyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pesojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të ri-kthehemi ne situatën e mbylljes së detyrueshme.

Të fundit