Flash News

KRYESORE

Zgjerohet harta e përmbytjeve, veç Shkodrës rrezikojnë edhe dy qarqe të mëdha

Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar rrezikun e përmbytjeve, jo vetëm në zonën e Nën Shkodrës, por edhe më gjerë.  Sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit niveli i lartë i prurjeve në lumenjtë Drin dhe Buna rrezikohet të ketë situatë përmbytjesh gjatë orëve të vijim edhe në qarkun e Dibrës dhe të Tiranës, siç përshkruhet në hartë.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, bBna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. sot (e diel, dt.18) në basenin Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve. Nesër (e hënë, dt.19) do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin drin. nesër nivelet në pjesën e ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga liqeni i Shkodrës dhe lumi Drin në drejtim të lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë datave 20, 21 dhe 22 mars 2018. Pritet zgjerim i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të liqenit”, sqarohet në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.  

RESHJET

Sot pasdite dhe nesër (e hënë, dt.19) priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Dibër dhe Tiranë reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive.

Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Reshjet priten të jenë të dendura veçanërisht gjatë orëve të para ditës së nesërme.

 

 

Të fundit