Flash News

KRYESORE

Zgjerohet hetimi mbi përdhunimin e Kethryn Mayorga, autoritetet kërkojnë ADN-në e Ronaldos

Zgjerohet hetimi mbi përdhunimin e Kethryn Mayorga, autoritetet

Pavarësisht sukseseve të njëpasnjëshme në karrierën e tij si futbollist, Cristiano Ronaldo po kalon një krizë sa i përket jetës së tij personale.

Kjo pasi pak muaj më parë, portugezi u akuzua për përdhunim nga një ish-modele amerikane, ngjarje që kishte ndodhur në verën e 2009-ës, por që ishte fshehur, pasi sipas saj Ronaldo kishte paguar 375 mijë euro.

Çështja u rihap nga policia e Las Vegasit, e cila po riheton ngjarjen në bazë të dëshmive dhe denoncimeve të bëra në kohën kur pretendohet se ka ndodhur përdhunimi.

Por mediat amerikane kanë shkruar se policia e Las Vegasit, u ka kërkuar autoriteteve italiane ADN-në e Cristiano Ronaldos.

Testi synon të krahasojë ADN-në e sulmuesit portugez me gjurmën e gjetura në rrobat e modeles amerikane, Kethryn Mayorga, e cila ka akuzuar Ronaldon për përdhunim.

Të fundit