Flash News

KRYESORE

Zgjerohet rrethi, merret në pyetje në Prokurori njeriu i besuar i Saimir Tahirit

Zgjerohet rrethi, merret në pyetje në Prokurori njeriu i besuar i

Pak ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë për zgjatje e afateve të hetimeve për Saimir Tahiri, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët po pyetet për këtë çështje. Për më shumë se tre orë është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda truproja i ish-ministrit të Brendshëm.

Elvis Rexha ka dhënë sqarime në zyrën e prokurorin Dritan Prençi në lidhje me hetimet që po kryhen me dosjen Tahiri-Habilaj, raporton Tv Klan.

Rexha është pyetur për disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione.

Gjithashtu ai është pyetur nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Çështja e Saimir Tahirit është përcaktuar nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Gjermanisë si kriter për Shqipërinë përpara hapjes së negociatave.

Të fundit