Flash News

KRYESORE

Zgjerohet skema mbështetëse për arsimin, Shahini: Libra falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të

Zgjerohet skema mbështetëse për arsimin, Shahini: Libra falas

Pas vendimit të qeverisë për rifillimin e vitit të ri shkollor normalisht nga shtatori, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njofton zgjerimin e skemës mbështetëse me libra falas deri në klasën e 7-të.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Shahini bën me dije se nga kjo skemë mbështetëse, këtë vit do të përfitojnë nxënësit nga klasa e I- rë deri në të 7-ën. Ndërkaq, për klasat e tjera, nga e 8-ta në të 12-tën, libra falas do të përfitojnë vetëm personat që u përkasin kategorive të veçanta.

Sipas ministres, zgjerimi i skemës mbështetëse është bërë me qëllim uljen e barrës financiare të familjeve, duke kursyer 800 milionë lekë, si dhe për të rritur qasjen në arsim të grupeve vulnerable.

Reagimi i plotë i Besa Shahinit:

Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. 👍

✅ Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare;

✅ Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël.

#Punëtëmira2020 #libratfalas 📚

Të fundit