Flash News

KRYESORE

Zgjidhen dy velinat e "Fiks Fare"

Janë përzgjedhur dy velinat e reja të emisionit investigativ "Fiks Fare". Dy bukurishet e reja të Top Channel nuk janë dhe aq të panjohura pasi janë angazhuar shpesh në konkurse bukurie dhe evente të ndryshme mode.

Bukuroshja brune, Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera si “Miss Sirena”.

Biondja Altea Noka është studente për drejtësi si dhe mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018”.

Në datën 2 shtator rikthehet Fiks Fare, si gjithmonë në orën 20:00 në ekranin e Top Channel.

Të fundit