Flash News

KRYESORE

Zgjidhet deputet, këngëtari i njohur detyrohet të deklarojë pasurinë

Zgjidhet deputet, këngëtari i njohur detyrohet të deklarojë

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e 11 qershorit dhe një nga obigimet e tij është deklarimi i të ardhurave. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), këngëtari nga Ferizaj që nga betimi i tij si deputet konsiderohet zyrtar i lartë publik dhe prej kësaj ka obligime ligjore.

“Rasti të cilit iu jeni referuar konsiderohet si Zyrtar i Lartë Publik sipas nenit 3, paragrafit 1, nën-paragrafit 1.1, pika 1.1.2, të Ligjit Nr. O4/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtareve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për “KALLXO.com”.

Gjithashtu, ai nuk mund të pranojë dhurata monetare, as për familjarët që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare. Fitimet që merr nga profesioni i tij si këngëtar Labinot Tahiri, i njohur si Labi, është i detyruar që t’i deklarojë sipas ligjeve në fuqi.

Të fundit