Flash News

KRYESORE

Zgjidhet drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, përmes një postimi në Facebook njofton për zgjedhjen e drejtueses së Qëndrës Kombëtare së Librit dhe Leximit.

Këtë post do ta mbajë Alda Bardhyli, studiuese e letërsisë dhe drejtore e botimeve UET PRESS.

Hapja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, puna për të cilën ka nisur prej kohësh, është lajmi i mirë i këtij fillimviti.

I urojmë suksese drejtores së QKLL, Alda Bardhyli, në këtë sfidë të re, në orientimin sa më të mirë, të politikave tona, që lidhen me një fushë kaq të rëndësishme, siç është libri”, shkruan Margariti në Facebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qeveria vendosi hapjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, janarin e kaluar, me statusin e institucionit qendror në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Kjo qendër harton programet dhe financon projektet në fushën e librit. Po ashtu, mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Të fundit