Flash News

KRYESORE

Zgjidhet Presidenti i ri i Eurozonës

Zgjidhet Presidenti i ri i Eurozonës

Ministri portugez i Financave, Mario Centeno u zgjodh në krye të Eurogrupit. Ishin ministrat e Financave të 19 vendeve që kanë miratuar monedhën unike që votuan në Bruksel presidentin e ri.

Katër kandidatë ishin portugezi Mario Centeno, letonezja  Dana Reizniece Ozola, sllovaku Peter Kazimir dhe luksemburgasi Pierre Gramegna.

Shefi i Eurogrupit drejton mbledhjet mujore të ministrave, ku objektivi kryesor është të garantohet koordinimi i politikave ekonomike kombëtare.

Të fundit