Flash News

KRYESORE

"Zgjidhja" e Gjiknurit për banorët e “Astirit”: Si do të dëmshpërbleheni

"Zgjidhja" e Gjiknurit për banorët e “Astirit”:

Damian Gjiknuri u është përgjigjur banorëve të “Astirit” se si do të dëmshpërblehen pas shembjes së banesave të tyre. Qeveria, zgjidhjen e jep me kredi të buta dhe banesa sociale.

“Janë 464 objekte të prishura ndër vite të kësaj kategorie. Një pjesë me dokumenta dhe të shpronësuar. Ne kemi menduar një zgjidhje për personat që nuk shpronësohen me ligj. Ne kemi menduar për shkak ndërtimit dhe do të trajtohen për disa vjet me qera, deri në tre vjet dhe nga ana tjetër mendojmë që do të konsiderohen si të pastrehë duke u dhënë banesa sociale si dhe kredi të buta.

Ju them gjithë qytetarëve se projekti është shumë i rëndësishëm, asnjë nuk mbetet në rrugë. Do kenë prioritetin këta banorë. Do bëjmë masat politike”, u shpreh Gjiknuri.

Kujtojmë që nga projekti i “Unazës së Madhe” është parashikuar të shemben qindra banesa në “Unazë të Re”. Banorët e “Astirit” po protestojnë prej ditësh për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Mbrëmjen e sotme dhjetra banorë kanë pritur Gjiknurin para godinës së Top Channel me vezë e thirrje; “O Gjiknur o legen prite popullin se po vjen".

http://politiko.al/miniproteste-e-vogel-eni-vasili-perpiqet-te-zbuse-ngjarjen-para-top-channel-shfajesohet-per-vonesen/

Të fundit