Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjidhja e krizës, jo vetëm nuk është e vështirë, por është elementare
Fitim Zekthi
Përpos shumë e shumë të tjerash (mjerimi, papunësia, emigrimi masiv), Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Qeveria nuk është një organ ekzekutiv që kontrollohet nga parlamenti apo nga ndonjë gjykatë, zgjedhjet janë mbajtur me vetëm një parti, ekonomia dhe media janë në kontroll të kryeministrit, skandale shpërthejnë gjithandej ku dëshmohet blerja e zgjedhjeve (Dako dhe Dibra) ku dëshmohet vjedhja e parasë publike (Unaza e re...).
Parlamenti është kthyer në një shtojcë të qeverisë, si Kuvendi i dikurshëm popullor, me ndryshimin e vetëm që ia shfaq njerëzve budallallëkun e vet çdo javë dhe jo një herë në gjashtë muaj. Disa nga gjykatat më të rëndësishme të vendit nuk ekzistojnë fare.
Në pamje të parë duket një krizë që nuk di nga ta kapësh, nuk di nga ku mund të nisë zgjidhja, si mund të nisë zgjidhja etj. Ndërkombëtarët dhe shumë të tjerë flasin për dialog, flasin për reformë të ligjit zgjedhor, flasin për gjetjen e një gjuhe apo një mundësie që në një kohë të dytë të shkohet në zgjedhje etj.
Gjithë këto vite, që nga vjeshta e vitit 2015, kur nisi të flitet, të ideohet dhe të zbatohet reforma në drejtësi, qeveria, njerëz të saj në media dhe politikë kanë folur për të si për zgjidhjen e epërme dhe fundore, si për zgjidhjen që do të mbyllë gjithçka dhe do ta fusë Shqipërinë përfundimisht në një botë tjetër të lirë dhe të drejtë, ku do të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni. Eshtë aq e thelluar kjo lloj propagande sa nuk i lë asgjë pas propagandës për "të ngrënë me lugë floriri" të Enver Hoxhës në vitete e para të pasçlirimit (nëqoftë se mund të quhet çlirim ai pushtim).
Sikur të kishte vetëm pak fare të vërteta, reforma në drejtësi, sikur vettingu i shumëpërfolur, të bënte të mundur qëndrimin në sistem të njerëzve kurajozë dhe të ndershëm mes prokurorëve dhe gjyqtarëve, sikur të shërbente që prokurorët dhe gjyqtarët të viheshin në pozita të tjera, pra të bënin gjënë e duhur, në mënyrë që të kalonin vettingun, atëherë kriza në Shqipëri do të zgjidhej menjëherë.
Kjo krizë e thellë dhe prirja e pandalshme e kryeministrit për të kontrolluar të gjitha pushtetet në vend ka prodhuar aq shumë skandale dhe aq shumë raste sikur edhe njërin, më banalin, të hetonte prokuroria vendi do të dilte nga kriza.
Çfarë e pengon prokuroren Arta Marku, meqë ajo e ka kaluar vettingun (pra i përket drejtësisë së re dhe të pakorruptuar, medemek) që të hetojë 'rastin Dibra', 'rastin Dako', 'rastin Unaza dhe të nxjerrë përgjegjësit, të shkojë te thelbi, te mekanizmi që ka ndërtuar kryeministri Rama për të mbajtur në këmbë qeverinë? Çfarë e pengon prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela, meqë e ka kaluar vettingun (pra i përket edhe ajo prokurorëve të drejtësisë së re) që të hetojë ministrat dhe kryeministrin?
Çfarë i pengon dhjetëra prokurorë dhe gjyqtarë që kanë kaluar vettingun të hetojnë mbushjen e kutive të zbuluara në televizor, të hetojnë cilët emëruan kandidat Valderin Pjetrin, pse e emëruan, kush loboi, cili është roli i kryeministrit? Pse nuk hetojnë këta prokurorë si Marku apo Prela dhe të tjerë poshtë tyre, në një kohë kryeministrin dhe ministrat, drejtorët e policisë apo ish ministrat për rolin në mbjelljen e vendit me hashash?
Arsyetimi se po presin përfundimin e reformës në drejtësi nuk vlej as për më kokëboshët. Nuk i pengon asnjë ligj, përkundrazi, ligji i detyron t'i bëjnë këto hetime.
Po marrim vetëm një rast i cili duket më banali në tërë zabullimën e skandaleve të qeverisë. Në përgjimet e publikuara nga Bild, të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me njerëz të një grupi kriminal të njohur për trafik droge flitet për përfshirjen e Ilir Ndrazhit në listat e deputetëve të PS-së. Njerëz të grupit kriminal bisedojnë që të fusin në listat e PS-së një njeri. Ata thonë se do bisedojnë me njerëz të fuqishëm dhe me kryeministrin përmes Dakos për këtë gjë. Ata thonë madje se e kanë bërë këtë bisedë. Ilir Ndrazhi më vonë bëhet deputet.
Në natyrën e hetimeve, në doktrinën kriminologjike mbi hetimet, nuk hetohet asnjëherë një njeri, por hetohet gjithnjë një çështje. Hetimi nis nga periferia, dhe afrohet deri tek kreu. Hetuesit, prokurorët synojnë të bëjnë bashkëpunëtorë të drejtësisë sa më shumë njerëz duke e ngushtaur rrethin deri te kreu apo organizatori i çështjes, ngjarjes, apo krimit në hetim. Kështu u veprua për shembull te rasti i Maksi-procesit në Itali, ku prokurorët bënë me dhjetëra bashkëpunëtorë deri sa shkuan te krerët e mafias. Kështu veproi prokurori special Robert Mueller në hetimin për ndikimin rus në zgjedhjet në SHBA. Mueller hetoi këshilltarët e presidentit Trump, i bëri ata bashkëpunëtorë. Dëshmuan si bashkëpunëtorë Mike Flyn, gjeneral dhe këshilltar për Sigurinë Kombëtare, Papadopulos, këshilltar, Cohen, avokati kryesor personal etj. Qëllimi ishte të shkohej te Trump dhe të zbulohej nëse ai kishte përgjegjësi.
E njëjta gjë po ndodh tani me hetimin nga prokurori i Connecticut i caktuar të hetojë mbi shkakqet që çuan te hetimi i mëparëshëm, nëse kishte aty apo jo shtysa politike. Prokurori Durham po heton rrathët e largët të çështjes dhe po bën bashkëpunëtorë, në mënyrë që të shkojë në krye.
Pse nuk heton Arta Marku ose Donika Prela këtë rast? Pse ato nuk hetojnë se çfarë interesi kishte Ndrazhi për të qenë në listë? Çfarë interesi kishte grupi Avdylaj? Pse ndërhyri Dako? A ishte Rama në dijeni, si e vendosi Rama atë në listë etj? Hetimi duhet të bëjë bashkëpunëtorë Ndrazhin, Avdylajt, Dakon deri edhe Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit apo këshilltarët e tij dhe të mbërrijë te Rama. Ky është hetim dhe meqë Marku dhe Prela janë drejtësia e re dhe meqë qeveria dhe ndërkombëtarët çmendën popullin me reformën në drejtësi, atëherë ata duhet ta bëjnë këtë gjë. Kur FBI bëri bashkëpunëtor një gjeneral të famshëm dhe këshilltar për Sigurinë i presidentit Trump, Arta Marku apo Donika Prela mund të bëjnë bashkëpunëtor Dakon apo këshilltarë të Ramës. Në thelb ky është një hetim i thjeshtë dhe i rëndomtë. Shkohet menjëherë te Rama dhe kaq. Dihet që ai e ka miratuar Ndrazhin, që është propozim i një grupi kriminal. Edhe sikur asgjë të mos ketë ditur Rama, ndaj tij ngrihet akuzë penale sepse ka lejaur që në Kuvend të penetrojë një njeri i botë së krimit.
Për të marrë një shembull tjetër duke qenë se po flasim për reformën në drejtësi apo drejtësinë e re, për atë që ka katër vjet që është kthyer në drogën e qeverisë për popullin.
Kur në vitin 2008, senatori Barack Obama u bë president, vendi i tij në Senat mbeti bosh. Guvernatori i Illinois-it Rod Bllagojevich duhet të emëronte dikë deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2010. Disa javë pas zgjedhjeve prokurori Patrick Fitzgerald, i distriktit të Çikagos jugore, arrestoi guvernatorin Bllagojevich. Guvernatori i Illinois ishte nje figure politike shumë e fortë brenda demokratëve, diskutohej si kandidat për president i SHBA-ve.
Prokurori kishte hetuar mënyrën se si guvernatori po përpiqej të emëronte senatorin e ri. Gjatë përgjimeve ai kishte parë që guvernatori po mundohej të emëronte dikë që të përkrahte interesin politik të guvernatorit dhe grupin e guvernatorit. Në një farë mënyre guvernatori po "shiste" vendin e senatorit. Në përgjime guvernatori tha me miqtë e tij: "I've got this thing, and it's fucking golden. I'm just not giving it up for fucking nothing" (e kam unë këtë të drejtë tani dhe kjo është një gjë me shumë vlerë. Nuk do ta jap atë për asgjë).
Bllagojevich u shkatërrua, u shkarkua nga detyra prej kongresit të Illinoisit me votimin 114 me 1, u arrestua dhe u zhduk nga politika. Prokurori Fitzgerald e kapi atë në biseda me miqtë, dhe jo me trafikantë droge apo me kriminelë. Prokurori Fitzgerald e kapi atë duke dashur të bëjë favore në emërim me qëllim që të forconte grupin e tij politik në luftën brenda partisë demokrate të Illinoisit, dhe jo duke dashur të emërojë dikë që ia kërkon një grup kriminal i cili zotohet të blejë vota për kryeministrin.
Si Rasti i Ndrazhit janë me dhjetëra apo me qindra. Le të nisë të hetojë vetëm njërin Marku apo Prela, le të nisë të hetojë vetëm njërin "drejtësia e re" dhe vendi del menjëherë nga kriza. Qeveria Rama bie, kryeministri shkon në burg, vendi shkon në zgjedhje.
Të tjerat janë dokrra për të legjitimuar një pushtet të korruptuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38