Flash News

KRYESORE

“Zgjidhja e krizës të vijë nga brenda”, Mediu e Ndoka pikëpamje ndryshe nga Basha

“Zgjidhja e krizës të vijë nga brenda”, Mediu e Ndoka

Raporti i OSBE-ODIHR/it për aleatët e Partise Demokratike duhet të jetë në qendër të aksionit politik të opozitës në takimet me faktorin ndërkombëtar në përpjekjet e këtij të fundit për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

Fatmir Mediu, në një prononcim për TV Klan shprehet se “OSBE i dha opozitës një dokument që Rama është i inkriminuar. Është e domosdoshme që në çdo negociatë me ndërkombëtarët, këto dokumente duhet t’i kemi si referenca. Opozita duhet të gjejë vetveten në raport me ndërkombëtarët”.

Në një kohë që kreu demokrat, Basha prêt ardhjen e ndërkombëtarëve për të caktuar agjendën aksioneve të opozitës, Mediu thotë se zgjidhja duhet të vijë nga brenda. “Nuk di të ketë negociata”, këmbëngul kreu i republikanëve.

Por aleatët e Bashës, kur i referohen platformës kombëtare të propozuar nga kryedemokrati, thonë se kanë edhe propozime konkrete sa i përket reformës zgjedhore.

“Është e domosdoshme të ulemi dhe të analizojmë kush është ai sistem zgjedhor që garanton qytetarët që të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, sqaron Mediu.

“Ne t’i rikthehemi numërimeve në komisionet e votimeve, në çdo qendër votimi të numërohen vota dhe rezultati do dalë në gjithë Shqipërinë për 2 orë”, deklaron Ndoka per TV Klan.

Të fundit