Flash News

KRYESORE

“Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike”

“Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione

“Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike” kështu shkruan kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili teksa komenton takimin e sotëm të kryeministrave të rajonit në Durrës.

Përmes një statusi Vasili thotë se duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare, që lufton varfërinë e papunësinë.

Statusi i Vasilit:

Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike.

Shqipëria ka nevojë klithëse për vizion për punët e zhvillimin e saj dhe këtë vizion as e ka as do ta ketë me këtë kryeministër, që s'di ku e ka vendin.

Delirimet e donkishotizmat e një madhështie, që nuk ekziston, por që gjallon si e tillë vetëm në çoroditjen mendore të kryeministrit shkollëpak, mos humbisni kohë ta komentoni.

Na duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare, që lufton varfërinë e papunësinë, ndërsa haluçinacionet panballkanike lerjani atij (...)shyqyr Zotit vendimet e mëdha nuk do të jenë kurrë në dorë të tij.

 

Të fundit