Flash News

KRYESORE

Zgjidhni ngjyrën e flokëve që iu përshtate sipas tipareve...

Zgjidhni ngjyrën e flokëve që iu përshtate sipas tipareve...

Një ndër dilemat më të mëdha të bukurisë për vajzat dhe gratë është njgyra e flokëve. Cila do jetë e duhura, që ato të duken sexy dhe joshëse. Me disa sugjerime të bëra nga ekspertët e bukurisë dilemat thjeshtohen. Nëse doni të ndryshoni ngjyrën, por nuk di në të vërtetë se çfarë të zgjedhësh, është momenti të tregohesh pak më e përqendruar dhe të kesh parasysh disa hapa.

Flokët e zinj

Zakonisht u shkojnë femrave që kanë personalitet të fortë, por edhe një fytyrë të mprehtë dhe paksa të egër. Flokët e zinj, zakonisht u shkojnë edhe fytyrave me sy të egër apo me ngjyrë të thellë, tip Monica Belluçi apo Megan Fox, sepse flokët e zinj theksojnë gjithmonë tiparet, sidomos ngjyrën e syve.

Flokët kafe

Zakonisht në këtë ngjyrë shkojnë femrat që kanë një lëkurë në ngjyrë gruri, pra as bardhoshe, as zeshkane. Femrave që u shkon kjo ngjyrë kanë në përgjithësi sy kafe ose të zinj, fytyrë ovale dhe vetulla po ashtu të kaftë. E mira është që brenda flokëve natyralë, të mos lëvizësh më shumë se dy tone.

Flokët bionde

Pothuaj të gjitha nuancat e biondes janë të përdorura te femrat me lëkurë natyrale të bardhë, por nuk janë të rralla rastet kur bionde duan të bëhen edhe zeshkanet e theksuara.

Edhe ky është një gabim, sepse tiparet e errëta në flokë biondë nuk duken më aq të bukura sa në flokë të errët dhe për më tepër, ngjyra e hapur u zbeh atyre edhe më shumë bukurinë.

Flokët e kuqe

Kush nuk do që të paktën një herë në jetë t’i bëjë flokët e kuqe? Por janë një guxim i madh, të cilin e përballojnë vetëm ato që guxojnë me çdo gjë që bëjnë në jetë. Zakonisht, flokët e kuq u shkojnë fytyrave të zeshkëta, duke iu theksuar tiparet e mprehta, por edhe bardhoshet mund të jenë të përshtatura mirë në nuancat e hapura të së kuqes, tip karotë.

Të fundit