Flash News

KRYESORE

“Zgjohet” Ben Blushi, njofton festën për 1-vjetorin e krijimit të LIBRA-s

Që pas zgjedhjeve të fundit kreu i LIBRA, Ben Blushi nuk është shfaqur më publikisht. Ndërkohë duket se më në fund Blushi dhe partia e tij kanë vendosur të riaktivizohen përsëri.

Përmes një postimi të publikuar në faqen në rrjetin social Facebook, LIBRA njofton se në datën 1 do të organizojë një ceremoni festive me rastin e 1-vjetorit të krijimit.

Ajo që bën përshtypje është se festa do të organizohet në një nga baret e zonës së Ish-Bllokut dhe jo në selinë e kësaj partie.

“Të dashur miq, Në datën 1 Nëntor bëhet një vit nga themelimi i LIBRA. Është kënaqësi të mblidhemi për ta festuar bashkë ditelindjen e lirisë sonë të mërkurën ora 18.00”, thuhet në njoftim.

Të fundit