Flash News

KRYESORE

Zgjohet Prokuroria, nis hetimet për tenderin tek ‘Unaza e Re’

Zgjohet Prokuroria, nis hetimet për tenderin tek ‘Unaza e Re’

Pas një heshtjeje gati një mujore, prokuroria ka lëvizur më në fund sa i takon projektit të Unazës së Re. Mbrëmjen e së enjtes emisioni ‘Të paekspozuarit”, publikoi dokumente që tregonin se kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit të parë ka falisifikuar dokumentet.

Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme i tha BIRN të premten se banorët kanë dorëzuar një kallëzim të ri në lidhje me rastin dhe se prokuroria “ka nisur verifikim”.

Prokuroria do të duhet të verifikojnë nëse dokumentet e përdorura nga kompania DH Albania janë me të vërtetë të falsifikuara dhe nëse po, kush është personi apo personat që fshihen pas kompanisë që u akuzua që një muaj më parë nga opozita si një kompani fantazmë me përfitues të panjohur.

Të fundit