Flash News

KRYESORE

Zhduken dy adoleshente në Durrës

Zhduken dy adoleshente në Durrës

Dy adoleshente janë zhdukur që nga dita e djeshme në qytetin e Durrësit.

Rastet janë të ndryshme, por janë raportuar nga familjarët e të rejave, në pak diferencë nga njëra tjetra.

Denoncimi i parë është për vajzën me inicialet K.V, 15 vjeçare, humbja e së cilës është raportuar nga i ati 44 vjeçar. Babai ka deklaruar se e bija ka humbur që ditën e premte dhe nuk është rikthyer më në shtëpi.

Rasti i dytë, ka të bëjë me një 18 vjeçare, denoncim i ardhur nga familjarët e saj.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e adoleshenteve, ndërsa ende nuk ka të reja për vendndodhjen e tyre.

Të fundit