Flash News

KRYESORE

Zhduken dy motra binjake, policia në kërkim të të miturave

Zhduken dy motra binjake, policia në kërkim të të miturave

 

Dy vajza 13-vjeçare janë shpallur të zhdukura që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë.  Sipas familjarëve motrat binjake kanë dalë nga shtëpia të martën në mbrëmje dhe që prej asaj kohe nuk janë kthyer më.

Policia e Tiranës ka nisur kërkimet në zona të ndryshme të kryeqytetit, por ende nuk është vënë në gjurmët e dy të miturave. Grupi hetimor po mbledh të dhëna nga familjarët për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Gjithashtu kontroll po i bëhet dhe tabulatëve telefonik për të parë se cilët kanë qenë personat e fundit që kanë kontaktuar me të miturat, që tashmë rezultojnë të zhdukura.

Të fundit