Flash News

KRYESORE

Zhduken tri dosje të rëndësishme në Prokurorinë e Elbasanit, dyshohet te punonjësit e saj

Zhduken tri dosje të rëndësishme në Prokurorinë e

Një prokurore në Prokurorinë e Elbasanit ka denoncuar humbjen e tre dosjeve të rëndësishme në organin e akuzës në këtë qark. Bëhet fjalë për dy dosje të pastrimit ë parave dhe një për abuzim me fondet e një rrugë.

Sipas Policisë, Armanda Xhaferri ka konstatuar mëngjesin e tri ditëve më parë mungesën e këtyre dosjeve që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë. Grupi hetimor i ngritur për këtë çështje ka shkuar në zyrën e Xhaferrit ku nuk ka konstatuar, thyerje nga jashtë.

Burime nga policia deklarojnë se ka dyshime të forta se fashikujt janë marrë nga punonjësit e kësaj prokurorie pa dijeninë e Xhaferrit.

Burimet sqaruan për “News 24” se nga verifikimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një konflikt të lindur mes prokurores dhe drejtuesve të institucionit të akuzës në Elbasan.

Me firmën e titullarit, Prokuroria Xhaferri është transferuar në një seksion tjetër dhe sipas ligjit, duhet të bëjë dorëzimin e dosjeve që tashmë pretendohet se janë zhdukur.

Para hetuesve ajo ka pretenduar se bëhet fjalë për dosjet tejet të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik, e për këtë arsye këmbëngul që hetimin e këtyre çështjeve duhet ta vijojë ajo.

Për këtë arsye, ka refuzuar të bëjë dhe dorëzimin e fashikujve, të cilët më pas nuk i ka gjetur në zyrën e saj të punës, por janë marrë prej andej nga administrata e prokurorisë dhe i janë dorëzuar një tjetër prokurori.

Sa u përket emrave të personave që po hetohen për pastrim parash e korrupsion burimet policore janë të rezervuara, por i paqartë mbetet konflikti i lindur në organin e akuzës.

Për momentin po hetohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

 

 

Të fundit