Flash News

KRYESORE

Zhduket 32-vjeçari nga Bulqiza, shkoi në Maqedoni për të punuar

Zhduket 32-vjeçari nga Bulqiza, shkoi në Maqedoni për të

Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës prej shtatë muajsh, sipas familjes së tij, është i zhdukur dhe nuk duhet asnjë informacion rreth tij.

Familjarët kanë bërë denoncim në Shqipëri e Maqedoni, por hetimet në të dy anët nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Bashkëshortja e 32 vjecarit thotë për Ora News se ai ka patur një konflikt me një shtetas maqedonas, të quajtur Sinan, ndaj kërkojnë gjetjen e tij pasi e konsiderojnë njeriun kyç në zhdukjen e 32 vjeçarit.

Prej 10 prillit kur humbi gjurmët, për 32 vjecarin kanë qarkulluar disa teza, mes të cilave edhe përfshirja në trafikun e drogës, por familjarët  e mohojnë kategorisht një mundësi të tillë

"Nuk e di nëse është marrë me drogë. Por sa ka qenë në Shqipëri ne nuk kishim lekë për bukë jo më të merrej me drogë. Unë e di se ka shkuar si çoban" thotë bashkëshortja e tij.

Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze.

Të fundit