Flash News

KRYESORE

Zhduket në det pronari i hotelit në Vlorë dhe ndihmësi i tij, zbardhet telefonata e fundit

Adriano Jaho, 52 vjeç dhe Ariseld Maze, 28 vjeç, kanë humbur gjurmët pasi kanë hyrë në det me një skaf të cilin e kanë nxjerrë nga servisi.

Ata janë larguar nga Vlora më 3 korrik, për në drejtim të Durrësit, ku ndodhej skafi, ndërkohë që nuk kanë patur kontakte me familjarët që prej 4 korrikut.

Raportohet se 52 vjeçari ka telefonuar një mikun e tij, të cilit i ka kërkuar një karrel pasi mjeti po fuste ujë.

Adriano Jaho është pronar i një hoteli në Vlorë, ndërsa Ariseld Maze është ndihmësi i tij.

Të fundit