Flash News

KRYESORE

Zhduket në mënyrë të mistershme pajisja speciale e blerë për operacionet sekrete të policisë

Pas skandalit të pajisjes, “IMSI-Catcher”, dosje e cila u mbyll për shkak të afateve hetimore, një pajisje tjetër speciale është zhdukur në policinë e shtetit. Aparatura speciale është blerë në nëntor 2014 dhe duhej përdorur për survejim, nga grupi operacional special që përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, për evidentimin e personave me probleme me ligjin dhe më pas arrestimin e tyre.

Mungesa e pajisjes u evidentua gjatë një kontrolli dhe menjëherë materialet iu referuan prokurorisë së kryeqytetit. Kjo është aparatura speciale dhe e aksesorëve të saj që ka kushtuar shtatë milionë lekë, por që nuk është përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.

Një kontroll i tillë është kryer për shkak të njohjes së situatës për të planifikuar se çfarë pajisjesh duheshin kryer më tej. Pajisja më sistem regjistrimin e videove, me vlerë 7 milionë lekë duhet të ishte në magazinë, por ndërkohë mungon, thuhet në shkresën e Komsionit të Inventarizimit .

Pajisja ishte e shënuar me numër 139, cope një . Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ka kryer verifkime duke administruar nga kartoteka, dosjen e prokurimit me objekt blerje sisteme vëzhgimi dhe regjistrimin e klasifikuar sekret, por edhe akte të brendshme për blerjen e aparaturës.

Pas veprimeve që janë kryer në sekret, prokuroria ka regjistruar çështjen për shpërdorim detyre. /Top Channel/

Të fundit