Flash News

KRYESORE

“Zhduket Taulant Balla”, deputeti demokrat: Zbrit nga apartamenti!

“Zhduket Taulant Balla”, deputeti demokrat: Zbrit nga apartamenti!

Deputeti demokrat Edmond Spaho shprehet se që kur  policia greke ka arrestuar “trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, anëtarin e bandës se Aldo Bares”, Taulant Balla është zhdukur.

Në një postim në Facebook, Spaho i bën thirrje Taulan Ballës që të zbresë nga apartamenti dhe t’u thotë shqiptarëve çfarë e lidh me trafikantin e drogës.

Reagimi i Edmond Spahos:

Eshte zhdukur mr. Toyota Yaris!

Qe kur policet greke arrestuan trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges, anetarin e bandes se Aldo Bares, mr. Toyota Yaris qe komenton per cdo gje, ka kyçur gojen papritur!

Taulant Balla duhet t’u thote shqiptareve menjehere: Cfare e lidh ate me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges?!

Per nje pergjigje sa me te kthjellet, mjafton te zbrese disa kate nga apartamenti i tij dhe si zakonisht, te pije nje kafe tek “Hilton”...

Të fundit