Flash News

KRYESORE

Zhdukja e avokatit Besnik Muço, gjenden sendet personale në traget

Zhdukja e avokatit Besnik Muço, gjenden sendet personale në traget

Avokati Besnik Muço është zhdukur që në datën 2 Nëntor, ku u nis nga porti i Durrësit për të mbërritur në Bari.

Prej asaj dite, 54-vjeçari ka humbur kontaktet me bashkëshorten që e priste në Itali. Ishte fllimisht bashkëshortja që bëri denoncimin tek autoritetet italiane për të verikuar nëse Muço ka zbritur në portin e Barit. Pas ditësh kërkimi, vetëm sot është gjetur çanta e avokatit me sendet e tij personale dhe një xhum. Por në çantën e tij mungonte pasaporta shqiptare.

Sendet u gjetën në sallën e pritjes. Policia e Durrësit i ka dërguar autoriteteve italiane të gjitha mjetet e gjetura. Po ashtu dhe pamjet filime do të merren nën hetim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit