Flash News

KRYESORE

Zhdukja e avokatit, dalin detaje të reja, bëri check in në Durrës

Zhdukja e avokatit, dalin detaje të reja, bëri check in në

Policai e Durrësit ka nisur hetimet sa i takon zhdukjes së avokatit Bensik Muça. Balkan Web, duke ju referuar burimeve nga policia e Durrësit, në sistemin TIMS rezulton se avokati Muça ka bërë check in në portin e Durrësit mbrëmjen e 2 nëntorit, por nuk dihet me saktësi ku mund të jetë zhdukur.

Nga dëshmia e vëllait të tij, mëson se Bujar Muça kishte dokumente të rregullta në Itali, ku prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Ai udhëtonte të paktën dy herë në muaj nga porti i Durrësit në Bari për të shkuar në Macerata, aty ku e priste familja.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me vëllain, Muça nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim të dukshëm, thjesht e kishte informuar se do shkonte disa ditë të qëndronte pranë familjes, ashtu si edhe herët e tjera.

Sipas vëllait, avokati dyshohet të jetë nisur rreth orës 23:00 nga porti i Durrësit, ndërsa celulari i tij ka qënë i fikur që pas atij momenti.

 

 

Të fundit