Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zhdukja e dokumenteve top-sekret në Ministrinë e Brendshme, informacione të SHISH dhe ndërkombëtarëve
Prej disa ditësh prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me një referim që është kryer nga një drejtori e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Në të bëhej fjalë për zhdukjen e disa dokumenteve që janë klasifikuar si sekret.
Prokuroria mbrëmë tha për “Shekulli” se hetimi ka nisur para se historia të bëhej publike, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në një sërë drejtimesh. Burimet zyrtarisht bënë të ditur se nuk është i qartë momenti i konstatimit të zhdukjes se dokumenteve, por bëhet me dije se referimi është kryer pasi është bërë ndryshimi i ministrave. As policia dhe as prokuroria nuk bëjnë me dije se të çfarë kategorie ishin këto dokumente të cilat kanë rezultuar të zhdukura, ndonëse të dhënat në lidhje me punën hetimore janë krejt të pakta, për shkak të klasifikimit të veçantë që iu ka bërë aktit.
Dokumentet, të cilat janë të shumta mësohet se janë korrespondencë me Shërbimet tona sekrete dhe me partnerët ndërkombëtar!. Në fakt, alarmi për zhdukjen e dokumenteve e dha ishkryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme pranoi nisjen e hetimeve, por nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me çka përfaqësonin këto dokumente dhe se në çfarë kohe dyshohet se ka ndodhur zhdukja, nëse vërtetë ka ndodhur diçka e tillë. Berisha denoncoi në ‘FB’ se në këtë skandal janë përfshirë kreu i Krimeve të Rënda, Ardian Cipa dhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por sipas kallëzimit të SHBÇA ende nuk ka një emër konkret të personit përgjegjës.