Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Zhdukja’ e dosjeve në Gjykatën e Tiranës, gazetarja: Çështja e kapur mat, buxheti i shtetit ka pësuar gropë
Pas denoncimit për skandalin në drejtësi, ku rreth 300 dosje në Gjykatën e Tiranës mbaheshin në arkiv dhe nuk dorëzoheshin në gjykatën e Lartë, pasi ndaj tyre ishte ushtruar rekurs, gazetarja Klodiana Lala ka folur më në detaj rreth kësaj çështje.
E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, ajo thotë se nga kjo situatë shteti është dëmtuar rëndë dhe buxheti i tij ka pësuar gropë të madhe.
“News24 e disponon listën, por bëhet fjalë për shumë palë dhe nuk duhen cënuar. Shumë dosje, të karakterit civil, është i paditur shteti, dhe bëhet fjalë për miliona para. Duke qenë se këto rekurse nuk janë rishqyrtuar në Gjykatën e Lartë, janë ekzekutuar në kohë. Nuk e di si do zgjidhet kjo çështje, se ka kapur mat edhe Drejtësinë kjo çështje. E gjithë çështja është bërë për para. Në 300 vendime flitet për miliona euro. Ka shumë biznese që kanë hedhur në gjyq drejtorinë e tatimeve, apo dhe institucione të tjera. Këto dosje janë mbajtur në mënyrë të padrejtë në një ambjent të paautorizuar. KLD më konfirmoi se do hetohen edhe gjykatësit nëse kanë patur dijeni për këtë çështje. Shteti në këtë pikë është i dëmtuar rëndë. Buxheti i shtetit ka pësuar gropë të madhe. Hajro thotë se janë dëmtuar rëndë dhe interesat e shtetit shqiptar,” është shprehur gazetarja Klodiana Lala, shkruan ‘BalkanWeb’.
Ajo thotë se hetimi ka nisur që në muajin korrik dhe bëhet fjalë për rekurse që ishin mbajtur në Gjykatën e Tiranës që nga viti 2006, raporton BalkanWeb.
“Hetimi i skandalit nisi në muajin korrik. Rekurse ishin mbajtur në Gjykatën e Tiranës ishin mbajtur që nga viti 2006. Dosjet sipas ligjit nuk kishin shkuar në pjesën e sekretarisë, por në arkivin e Gjyqësorit. Ministrja shkarkoi sekretaren dhe kryegjykatësen nga puna. Dosjet janë arkivuar dhe nuk janë vendosur në kryesekretari. Do të nisin hetimet, se dosjet janë mbajtur me vite. Zv/ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka ngritur një grup pune për të inspektuar rreth çështjes,” tha Klodiana Lala.
Mes të tjerash Lala ka bërë të ditur se gjithçka do të bëhet e qartë pas verifikimit dhe hetimit të prokurorisë, se çfarë dëmi i është shkaktuar shtetit shqiptar. Ndër të tjera ajo pohoi se bëhet fjalë për dosje të 11 viteve të fundit. Lala tha se ka dyshime që e njëjta situatë mund të paraqitet edhe në gjykata të tjera, psh si ajo e Korçës.
“Ka përplasje edhe mes individëve apo bizneseve private. Tek këto dosje vetëm një është për çështje penale. Po verifikohet nga grupi i punës. Më pas ne do të kemi një panoramë të qartë se çfarë i është shkaktuar shtetit shqiptar, dhe më pas një hetim nga prokuroria. A paraqitet kjo situatë edhe në gjykata të tjera? Mendohet se e njëjta situatë paraqitet në Korçë. Bëhet fjalë për dosje të arkivuara prej 11 vitesh. Mund të kemi dosje të rënda, vrasje, përdhunimi, apo ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.
Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala tha se ndonëse të interesuarit kanë menduar se çështja e tyre mund të ketë shkuar në Gjykatën e Lartë, por ka qenë pjesë e këtyre 300 dosjeve.
“Për këto çështje ka pasur interesim, por kanë marrë përgjigje në mënyrë administrative. Në momentin kur u zbulua skandali, janë duke u verifikuar rekurset për të parë nëse këto çështje kanë kaluar në rekurs, po mund të kenë vajtur në një mënyrë tjetër. Ata që kanë marrë vesh skandalin, mund t’i drejtohen gjykatës për të parë se si mund të jetë çështja. Kjo jo vetëm është drejtësi e mohuar, por edhe e vonuar. Njerëzit kanë qenë të qartë që kjo çështje është shqyrtuar psh nga Gjykata e Lartë, por ajo nuk mund të ketë vajtur. Gjykata e Lartë mund të mbajë një qëndrim ndryshe tani, nëse është dëmshpërblyer X subjekt, apo një tjetër, i bie që subjekti të kthejë lekët pas”, përfundoi Lala.
Skandali me dosjet e fshehura
Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.
Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, të cilat thanë se skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.
E kontaktuar nga ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, Hajro tha se do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për çështjen në fjalë. Në urdhrin e shkarkimit të kryesekretares, sqarohet e gjitha situata, e cila mund të konsiderohet si një skandal i paprecedentë në drejtësi. “Rezulton se nga ana e kryesekretares nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhrat e kryesekretares për t’i dhënë drejtim punës.
Kryesekretarja nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka kryer si duhet detyrën e saj në mirëorganizimin e punës dhe funksionimin e kryesekretarisë nën drejtimin e saj, duke lejuar shkeljen e dispozitave ligjore urdhëruese, duke mohuar të drejtën e shumë subjekteve fizike e juridike për të patur akses në drejtësi, duke qenë në dijeni të plotë të problematikës nuk ka ndërmarrë minimalisht asnjë hap për të zgjidhur situatën e krijuar”, thuhet në urdhrin e shkarkimit të punonjëses së administratës.
Në shkresën e Hajros, thuhet se për shkak të moskryerjes së detyrës nga punonjësit e ngarkuar me ligj, ka sjellë dëmtim të interesave shtetërore si dhe janë shkelur të drejtave e individëve, palë në proces.
Gjithashtu kryegjykatësja evidenton faktin se është krijuar një situatë e rëndë procedurale sa i takon menaxhimit dhe administrimit gjyqësore të gjykatës më te madhe në vend, që përballon një fluks të madh çështjesh prej 30 mijë në vit. Po çfarë ka ndodhur më dosjet gjyqësore? Disa prej tyre i kanë kaluar gjykatës së lartë, të cilës i duhet të vendosë për këtë situatë të paprecedentë. Po ndërsa individëve dhe subjekteve u është mohuar e drejta, të paktën prokuroria duhet të hetojë për të zbardhur shkaqet dhe çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës për këtë skandal.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38