Flash News

KRYESORE

Zhdukja e futbollistit, qeni i Sala e pret te dera

Zhdukja e futbollistit, qeni i Sala e pret te dera

Motra e sulmuesit argjentinas, Emilano Sala ka  postuar një foto prekëse në rrjetet sociale. Në foto shfaqet qeni i futbollistit Emiliano Sala që vazhdon të presë të zotin tek dera e shtëpisë.

“Nala po të pret gjithashtu,” shkruan motra e futbollistit.

Fotoja u publikua në kohën kur ekipet e shpëtimit po verifikojnë nëse trupi i nxjerrë nga mbetjet e avionit i përket futbollistit apo pilotit.

Kujtojmë që aeroplani i Sala u zhduk nga radarët më 22 janar gjatë fluturimit nga Nates (Francës) drejt Cardiffit (Uells). Së bashku me sulmuesin argjentinas në bord ishte dhe piloti David Ibbotson. Mbetjet e avionit u gjetën në shtratin e Kanalit Anglez.

Të fundit