Flash News

KRYESORE

Zhdukja e futbollistit Sala, gjenden sende nga avioni i sulmuesit

Zhdukja e futbollistit Sala, gjenden sende nga avioni i sulmuesit

Kërkimet mbi avionin e zhdukur ku ndodhej sulmuesi i Cardiff City, Emiliano Sala, kanë vazhduar dhe në det janë gjetur sende, të cilat mendohet se i përkasin avionit ku ndodhej futbollisti.

Policia bregdetare e Guernseyt, zona britanike që mbulon territorin detar ku dyshohet se ka rënë avioni privat, ka gjetur dy jastëkë që i përkisnin avionit të vogël, të cilët rrymat detare dhe dallgët i kanë nxjerrë në breg të gadishullit të vogël të Cotentin, në Normandi.

Në bashkëpunim me kërkuesit privatë, hetuesit britanikë kanë bërë të ditur se do të angazhojnë disa mini-nëndetëse speciale për të gjetur mbetjet e avionit, që dyshohet se ndodhen qindra metra nën sipërfaqe.

Avioni i futbollistit dyshohet se ra në “Hurd’s Deep”, një luginë nënujore pranë ishullit Alderni, që ka marrë emrin pas një tragjedie para më shumë se 7 dekadash.

Kujtojmë se ish-e dashura e Sala deklaroi se ky nuk ishte një aksident, por autoritetet duhet të hetonin mbi mafien e futbollit, pasi kërkimet u ndërprenë në ditën e dytë pas aksidentit.

Të fundit