Drejtuesit e familjes mbretërore në Arabinë Saudite po përpiqen të mohojnë çdo përfshirje në zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës së këtij shteti në Stamboll.
Ndërkohë, autoritetet e Turqisë po hetojnë të gjithë ngjarjen dhe shprehin dyshime se gazetari është vrarë brenda ambienteteve të konsullatës. Mediat turke kanë raportuar së fundmi se pas kryerjes së hetimeve, dyshohet se trupi i Khashoggi është copëtuar për t’u fshehur.
Bashkimi Evropian dhe SHBA janë duke bërë presion të vazhdueshëm ndaj Riadit për të zbuluar të vërtetën.
Jamal Khashoggi, opinionist arab i ‘Washington Post’, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite. Ai ishte kritik i madh i regjimit në Arabinë Saudite dhe kërcënimet ndaj tij kanë qenë të vazhdueshme.
Discussion about this post