Flash News

KRYESORE

Zhdukja e mistershme e studentes shqiptare në Amerikë, vetëvritet i dashuri

Zhdukja e mistershme e studentes shqiptare në Amerikë, vetëvritet

Historia e 25-vjeçares shqiptare Adea Pula, e cila humbi kontaktet me të afërmit e saj më 23 shkurt vazhdon të jetë e mbushur me mistere.

Mediat amerikane raportojnë se i dashuri i saj, vrau veten pas një ndjekje nga policia, të cilët thonë se po ngiste një Toyota të vjedhur duke ngritur dyshime të arsyeshme se Adea mund të jetë vrarë pikërisht nga ai.

Ndërkohë, vajza kishte 2 vite që jetonte në Los Angeles pas largimit nga Maqedonia për të ndjekur ëndrrën e saj për tu bërë aktore Hollivudi.

Nëna e Adeas ka punësuar një detektiv privat me shpresën për të gjetur të bijën, ndërkohë që ky i fundit deklaroi se personi që do të japë informacione për gjetjen e studentes do të marrë një shpërblim prej 25 mijë dollarësh.

Të fundit