Flash News

KRYESORE

Zhdukja e studentes shqiptare në Amerikë, 25 mijë dollarë shpërblim për këdo që ka informacion mbi të

Zhdukja e studentes shqiptare në Amerikë, 25 mijë dollarë

Pas lajmit për zhdukjen e studentes shqiptare që studionte në Los Angelos për aktrim, autoritetet amerikane kanë vënë në dispozicion 25 mijë dollarë për këdo që ka informacion për 25-vjeçaren shqiptare.

Adea Shabani, shqiptare nga Maqedonia herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, jo shumë larg zonës ku banonte. Po atë ditë ajo ishte parë në zonën në Santa Clarita Valley.

Vajza kishte 2 vite që jetonte në Los Angeles dhe u largua nga Maqedonia për të ndjekur ëndrrën e saj për tu bërë aktore Hollivudi.

Nëna e Adeas ka punësuar një detektiv privat me shpresën për të gjetur të bijën, ndërkohë që ky i fundit deklaroi se personi që do të japë informacione për gjetjen e studentes do të marrë një shpërblim prej 25 mijë dollarësh.

 

Të fundit