Flash News

KRYESORE

Zhdukja e sulmuesit Sala, reagon ish-e dashura: Nuk ishte aksident, hetoni mbi mafien e futbollit

Zhdukja e sulmuesit Sala, reagon ish-e dashura: Nuk ishte aksident, hetoni mbi

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, i cili sapo ishte transferuar tek ekipi i Cardiff Cityt në “Premier League”, të hënë në mbrëmje po udhëtonte drejt Uellsit në aeroplanin i cili u zhduk teksa ndodhej mbi Kanalin Anglez, La Manche.

Aeroplani “Piper PA-46 Malibu”, në bordin e të cilit ndodheshin vetëm 28-vjeçari dhe piloti, doli nga radarët rreth orës 20:23 të mbrëmjes dhe pak minuta më parë, futbollisti u kishte dërguar disa mesazhe zanore të afërmve të tij, ku tregonte se aeroplani po shkatërrohej.

Hetimet për gjetjen e Sala u shkëputën mbrëmjen e djeshme për shkak të motit të keq, ndërkohë që siç kanë rapotuar mediat franceze, kërkimet kanë vijuar sërish sot në mëngjes.

Por ajo që ka reaguar lidhur me këtë ngjarje ka qenë edhe ish-e dashura e futbollistit, modelja Berenice Schkair, e cila ka shkruar në Tëitter se ky nuk ishte thjesht një aksident por një krim.

Ajo ka bërë thirrje se duhet të hetohet mbi mafien e futbollit, pasi sapo u gjetën të dhënat e para, hetimet u ndalën.

“E pabesueshme që ndërprenë kërkimet pikrisht në momonetin që u gjendën të dhënat e para. Hetoni mbi mafien e futbollit sepse nuk besoj se është një aksident. Nuk mund ta heq mendjen nga ty, Emi. Jeta ndryshon brenda pak sekondash, jemi thjesht pluhur në Univers. Pse i ndodhin gjëra të tilla një mashkulli kështu si ty, plot projekte dhe me një të ardhme të ndritur. Ju lutem mos ndaloni, hetoni më shumë rreth kësaj çështje. Nuk besoj se i kanë ndërprerë hetimet për shkak të kohës së keqe". shkruan ajo në postim.

Kujtojmë që avioni me të cilin fluturonte sulmuesi argjentinas me origjinë italiane i Cardiff City u zhduk nga radari ndërsa po udhëtonte nga Nantes drejt kryeqytetit të Uellsit dy ditë më parë. Në bordin e Piper Malibu dyshohet se ishte vetëm sulmuesi 28-vjeçar dhe piloti.

Të fundit