Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Zhdukja masive e insekteve, një lajm i keq për jetën në Tokë
Dy të pestat e insekteve në botë mund të zhduken gjatë dekadave të ardhshme dhe brenda një shekulli, mund të jemi pjesë e një bote pa asnjë insekt. Duke pasur parasysh rëndësinë e insekteve për jetën e bimëve dhe kafshëve, ky është një parashikim i tmerrshëm.
Paralajmërimi u bë në një përmbledhje globale të zhdukjes së insekteve, në të cilën autorët kërkuan një rishikim të praktikave bujqësore dhe strategji më të mira për pastrimin e ujërave të ndotura.
"Nëse nuk ndryshojmë mënyrën tonë të prodhimit të ushqimit, insektet do të zbresin në nivelin e zhdukjes brenda disa dekadave. Efektet që kjo do të ketë për ekosistemet e planetit janë katastrofike ", shkruajnë hulumtuesit, sipas një raporti të 'The Guardian'.