Flash News

KRYESORE

Zhdukjet në Vlorë, ish-ministri Malaj: Risku është i madh

Zhdukjet në Vlorë, ish-ministri Malaj: Risku është i

Zhdukja e personave në Vlorë ka qenë tema e ditëve të fundit. Ish-ministri i Financave Arben Malaj, në një lidhje direkte në emisionin “Open” u shpreh se moszbulimi i vrasjeve është shqetësuese pasi në këtë mënyrë rritet numri i njerëzve që rriskojnë.

Malaj:

 Nuk besoj se ka pasur një politikë specifike, por Vlora është një zonë specifike që rrit e rrit presionin siç është trafikimi i drogës. Më parë edhe për njerëz. Në Vlorë ka pasur vrasje apo edhe djegie makinash.

Moszbulimi i ka bërë njerëzit me pesimistë ose më trima për të kryer këto vepra kriminale. Përmasat janë shqetësuese dhe duhet zgjidhur, sepse rrisku është i madh. Kërkesa për këtë lloj malli do të rritet pasi përfitojnë edhe vendet e tjera. Por gjithashtu do të rritet edhe numri i njerëzve që rriskojnë. Qeveria duhet ta ndajë koston sepse po bëhet aq e rëndë.

Të fundit