Flash News

KRYESORE

Zheji këshillon Ramën: Protesta e opozitës, përgjigja më e mirë për shtatë letrat e tua

Zheji këshillon Ramën: Protesta e opozitës, përgjigja

Analisti Artur Zheji vlerëson protestën e sotme të opozitës, e cila sipas tij ka thyer çdo pritshmëri sa i takon pjesëmarrjes së qytetarëve. Zheji thotë se është koha që kryeministri Edi Rama të reflektojë, pasi të shtatë protestat kombëtare kanë qenë masive.

“Opozita nuk ka pse bie në kurthin e kryeministrit për ta bërë të ripërsëritur protestën. Nëse i ka cuar 7 letra kryetarit të opozitës Basha i është përgjigjur me 7 protesta. Pra gjithë mesazhet e ndërsjellta janë dërguar. Opozita duhet të bëjë një kalim cilësor në opozitarizmin e saj. Të presim ta dëgjojmë, tha se orët e fjalëve të tepërta ka mbaruar, por nuk na tha cfarë do bëhet. Një nga këto ditë do kemi veprime shumë të forta opozitare. Nuk mendoj që pasqyrimi që i bën trupi diplomatik kancelarive të tyre të asaj që ndodh në Shqipëri të mund të ndalojë by pasin e drejtpërdrejtë tek ajo që ndodh tek ata”, deklaron Zheji në studion e lajmeve të Ora News.

Të fundit