Flash News

KRYESORE

Zheji kujton miqësinë me Ramën: E mora në biçiketë dhe e dërgova te shtëpia e mikeshës time

Zheji kujton miqësinë me Ramën: E mora në

Analisti Artur Zheji, njihet për miqësinë e e tij te hershme, por plot me kurba me kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, Zheji ka rrëfyer edhe një eksperiencë me Edin  vite më parë, të cilin e mori në biçikletë dhe e dergoi te shtepia e mikeshes se tij.

“E di ti që e kam marrë me biçikletë unë atë shokun që kemi kryeministër sot? Kishim shkuar një herë te një shoqe, kishim pirë pak verë. E çova unë? I thashë duhet të shkosh patjetër se je shumë interesant dhe do e takosh atë. E cova, babi i asaj gocës ishte në gjumë se kishte baçe. Na e hapi motra e saj e vogël derën, hymë dhe bëmë një gallatë të paparë. Nuk bëmë gjëra të tjera se ishte mesi i ditës”, përfundoi Zheji.

Raportet e tyre nuk janë me si dikur, pasi dje Rama e etiketoi Zhejin me epitetin Artur Kadriu, ndërsa analisti përmes një editoriali pohoi se Edi është në i dehur nga overdoza e pushtetit.

Të fundit