KRYESORE

Zheji mbyll pa parlajmërim emisionin, dilema për sezonin e ri televiziv

Zheji mbyll pa parlajmërim emisionin, dilema për sezonin e ri

Gazetari Artur Zheji ka mbyllur pa asnjë njoftim ‘360 gradë’ që transmetohej çdo të hënë dhe të enjte në Ora News në orën 21:00.

Në emisionin e fundit, që u transmetua të enjten e 27 qershorit, gazetari la të kuptohej se me teleshikuesit do të shihej sërish më 1 korrik, pas zgjedhjeve vendore, por kjo nuk ndodhi.

‘360 gradë’ ka qenë një ndër programet politike kritike ndaj qeverisë, aq sa mazhoranca nuk lejonte asnjë përfaqësues të saj të ishte pjesë e panelit, veç aktorit Laert Vasili.

Një tjetër fakt që shton pikëpyetjet për sezonin e ri është edhe shndërrimi i Ora News në televizion gjeneralist, duke mos transmetuar informacione 24/24, por duke iu dhënë prioritet emisioneve me përmbajtje argëtuese.

Ditari politik

Të fundit