Flash News

KRYESORE

Zheji: Moslargimin e Ramës e merr përsipër Ilir Meta, që e solli në pushtet

Zheji: Moslargimin e Ramës e merr përsipër Ilir Meta, që e

Gazetari Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Top Talk” përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, u shpreh se përgjegjës për sjelljen e Ramë në pushtet është Ilir Meta.

Ai përmendi bashkimin e LSI-së me PS-në në 2013-n, pa votat e së cilës Edi Rama nuk do të vinte në pushtet.

Duke bërë në një farë mënyre përgjegjës Metën për situatën politike, sipas Zhejit, Meta duhet të vërë në dispozicion mandatin e Presidentit.

“Do i sugjeroja zotit Meta, siç ka thënë dhe deklaruar se vë mandatin e tij në dispozicion të zgjidhjes së krizës, ta forcojë, konkretizojë dhe ta bëjë linjë politike ndaj qasjes për zgjidhjen e krizës. Kur Presidenti si institucion dhe jo si individ, bën  një deklaratë politike, ka forcë ligjore. Nëse e ka thënë që ‘mandatin tim e vë në dispozicion të zgjedhjes së krizës’, ajo merr formën e ligjit, nuk ndryshon në një pozicion të dytë. Nëse atij do t’i kërkohet si zgjidhje për zgjidhjen e krizës, ai e jep mandatin e tij si President, nëse ia kërkon mazhoranca për të krijuar simetri të largimit nga politika”, tha Zheji.

Më tej shtoi: “Dihet që Rama është produkt politik i Ilir Metës sepse në vitin 2013 ai nuk kishte asnjë shans që të vinte në pushtet si Kryeministër, pa votat e LSI-së dhe Ilir Metës. Nëse thuhet se kriza është moslargimi i Ramës, atëherë moslargimin e Ramës e merr përsipër Ilir Meta që e solli në pushtet”.

Kujtojmë që këtë argumentim, Zheji e bëri dhe në ditën e protestës së opozitës të shtunën, ndërsa shtoi se Meta duhet të iki bashkë me Ramën, dukeqenëse erdhën bashkë në pushtet, tani duhet të ikin bashkë.

Të fundit