Zheji për darkën në Prishtinë: Mesazhi i koduar i Ramës për kancelaritë perëndimore

Artur Zheji ka analizuar darkën e kryeministrit Rama në Prishtinë me politikanët më të rëndëishëm në Kosovë. Teza e Zhejit është se Rama ka dashur të dërgojë mesazhe të koduara kancelarive perëndimore, që ata edhe mund të veprojnë në kokën e tyre për çështjen e kufijve.

“Kjo fotografi është një mesazh i koduar që ka çuar Rama. Nuk e di a ka qenë i vetëdijshëm Haradinaj, Hashim Thaçi ka qenë i vetëdijshëm që ne jemi bashkë dhe ne veprojmë po të duam edhe me kokën tonë. Ky është një mesazh i koduar që ka ngacmuar kancelaritë perëndimore nga informacionet që unë kam”, përfundoi Zheji, pa dhënë më shumë detaje.

Rama ka lënë të kuptohet se mbështet idenë e presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve, ndryshe nga kryeministri Haradinaj që është kategorikisht kundër.

Flet Baton Haxhiu: ‘Menuja’ e darkës mes Ramës, Thaçit dhe Haradinajt