Flash News

KRYESORE

Zhgënjeu në Botëror, ylli i Tottenham thirret ushtar

Zhgënjeu në Botëror, ylli i Tottenham thirret ushtar

Në Europë ligji për shërbimin ushtarak është rregulluar me kohë dhe tashmë nuk është më i detyruar, por në shumë vende të tjera të botës ndodh ndryshe, edhe pse mund të jesh një personazh mjaft i njohur.

Kështu, koreano-jugori Son rrezikon të mos luaj për 2 vite për shkak të ligjit në vendin e tij. Të gjithë meshkujt nën 28 vjeç në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj.

Tottenham rrezikon ta humbasë sulmuesin, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik të klubit londinez në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021. Megjithatë, ka një pikë që mund ta ndihmojë Son, që t’i shpëtonte shërbimit ushtarak.

Ligji në Korenë e Jugut përjashton nga detyrimi i kryerjes së këtij shërbimi vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtare.

Megjithtë, paraqitjet e tij në Kupën e Botës kanë qenë larg pritshmërive, teka ekipi Korean ka humbur dy ndeshjet e para perballë Suedisë (1:0) dhe Meksikës (2:1) ndërsa u ka mbetur një ndeshje për të luajtur kundër Gjermanisë.

Një ushtar në Kore paguhet rreth 100 euro në muaj, ndërsa tek Totenhami, 25-vjeçari paguhet rreth 360 mijë paund në vit.

Të fundit