Flash News

KRYESORE

'Zhgënjim i madh', reagimi i mediave zvicerane pas eliminimit nga Botërori

Eliminimi i Zvicrës në fazën e 1/8-ave nga Suedia nuk është pritur mirë nga mediat vendase të prisnin më shumë nga ekipi i tyre.

Pjesë e formacionit titullarë ishin edhe katër lojtarët shqiptarë: Valon Behrami (kapiten), Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri.

Më poshtë reagimi i mediave kryesore të shtetit 'helvet':

Blick: “Zvicra dështon kundër Suedisë”, teksa argumenton se ishte një eliminim i hidhur dhe se ekipi kishte mundësi të kalonte ne fazën çerek-finale, ashtu siç ndodhi në vitin 1954.

Neue Zürcher Zeitung: “Ekipi Kombëtar është eliminuar”. Në koment thuhet se ekipi bëri shumë pak për kaluar në fazën çerek-finale.

Tages-Anzeiger: “Zvicra dështon pas një performance të dobët”

24 Heures: "Zhgënjimi i madh", e cila shton: Zvicra u eliminua pas një paraqitje të dobët, si zakonisht.

Të fundit