Flash News

KRYESORE

Zhvatën biznesin, arrestohen 2 inspektorët e tatimeve

Dy inspektorë të Drejtorisë së Tatimeve në Fier janë arrestuat pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet 7 mijë euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore 2 mujore  kanë bërë të mundur ndalimin e Florjan Zhaka, 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj, 55 vjeç, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.

Policia njofton se ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro rryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

Të fundit